Rrahje midis disa personave në Mitrovicë, shtihet edhe me armë

Një sherr fizik ka eskaluar mbrëmjen e së hënës, në Mitrovicë – jugu.
Në rrahjen që ndodhi në rrugën “Nysret Musa”, ku u përfshin disa persona, pati edhe të shtëna me armë zjarri, shkruan IndeksOnline.
Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm dhe rezultoi me arrestimin e dy të dyshuarve.
Nga ta u konfiskua një pushkë gjuetie me 10 fishekë dhe rreth 190 fishekë të tjerë të ndryshëm.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti i iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”, është duke u hetuar në tërësi nga organet kompetente./IndeksOnline/