75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / A. M.

Ngërçi në kuvend, Kurti nis takimin me presidenten Osmani, duket në humor të mirë!

40 seanca nuk po arrijnë që të merren vesh deputetët e subheteve politike në vend për ta konstituaur organin kryesor të shtetit.

Kjo ka bërë që e para e shtetit, presidentja Vjosa Osmani të thërret në takim urgjent liderët e partive.

Takimi i parë ka nisur me kryeministrin në detyrë, njëherësh kryetarin e partisë më të madhe në vend, Albin Kurtin.

Kujtojmë se Osmani do të takohet veç e veç me krerët e të gjitha partive që kanë gëzuar mandat ne legjislaturën e re.

Pas Kurtit, Osmani do të zhvillojë takime me krerë të PDK-së, LDK-së, e AAK-së./Indeksonline/