75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / mp

Ministria e Brendshme nis fushatën kundër të shtënave festive

Ministria e Punëve të Brendshme do të nisë fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe kryesuesi i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, z. Blerim Gashani, ambasadori i Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z Peter Valleste, Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Queiros, drejtori i Departamentit të Rendit Publik në Policinë e Kosovës, z. Arbnesh Ajvazi, përfaqësues nga Prokuroria e shtetit, Këshillit Gjyqësor etj.

Konferenca do të mbahet nesër, më 3 korrik. 2025 në hotelin “Emerald” në Prishtinë, salla Straus 1.

Konferenca fillon në orën 09:30.