75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / MSH

Gjiko lëshon “bombën”, dhjetëra këngë i ka gati

Gjiko është duke kaluar një verë të ngjeshur me angazhime.

Artisti i njohur nga Peja është duke punuar mes koncerteve dhe projekteve të reja, e që duket se janë në numër të madh.

Jo një, njo dy, por fiks 35 këngë të reja – Gjiko i ka gati.

Po, mirë e lexuat! Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti, duke thënë: “Send për ngut s’jemi”, shkruan IndeksOnline.

Nuk dihet ende nëse ai do të publikojë ndonjë album apo këngët do të sillen si “single”./IndeksOnline/