75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / k.v

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Graçanicë

Policia e Kosovës ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Graçanicë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka bërë publike fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkon ndihmë nga qytetarët që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Çdo informatë që çon në identifikimin e personit, mund të dërgohet në këto kontakte: Telefononi në numrin pa pagesë: 192, E-mail: info@kosovopolice.com.

Policia garanton anonimitet dhe konfidencialitet të plotë për të gjithë ata që ofrojnë informacione.

“Ndihma juaj mund të jetë vendimtare në zbulimin e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.