75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / A. M.

Gati 2 orë në presidencë, vazhdon ende takimi Kurti-Osmani

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë nisur takimin nga ora 10:00 në  përpjekje për të gjetur rrugën drejt daljes nga ngërçi politik në të cilin ka hyrë Kosova si pasojë e dështimit të konstituimit të Kuvendit.

Afro 2 orë janë bërë nga takimi i krerëve të shtetit.

May be an image of 2 people, the Oval Office and text

Derisa, Osmani pritet që gjatë ditës të takojë edhe liderët e partive të tjera; kryetarin e Partisë Demokratike Memli Krasniqi nga ora 13:30.

Ndërsa, tutje do të vazhdojë me kryetarin e Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku dhe të Aleancës për Ardhmërinë Ramush Haradinaj.

Kujtojm se në presidencë kanë paralajmëruar po ashtu se po që se paraqitet nevoja, presidentja është e gatshme t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë. /Indeksonline/