75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / L K

Nga turneu i Wimbledonit, Gjokoviq bën një gjest që e godet pushtetin e Vuçiqit

Kampioni shtatë herë i Wimbledonit, Novak Gjokoviq u kualifikua në raundin e dytë në All England Club të martën, duke mposhtur tenistin francez Alexandre Müller me rezultatin 6-1, 6-7(7), 6-2, 6-2.

Megjithatë, ajo që përflitet më shumë një ditë më pas është gjesti i Gjokoviqit për të festuar fitoren. Pasi i tha lamtumirë rivalit të tij në rrjetë, ai u kthye nga publiku dhe bëri një gjest duke pompuar, një mesazh i përdorur në Serbi në demonstratat studentore kundër Aleksandar Vuçiçit .

Tenisti njoftoi në një konferencë shtypi se do të vazhdojë të festojë kështu./Indeksonline/