75 Mall Live Search
12:12 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / mp

I ndarë prej vitesh nga Roza Lati, Stine rrëfen raportin me moderatoren: S’kemi kontakte, por jam me fat që…

Këngëtari i njohur shqiptar, Stine, ka folur së fundmi për një nga romancat më të përfolura të së kaluarës, atë me moderatoren Roza Lati.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Andale”, artisti u pyet për këtë marrëdhënie që daton që në vitin 2010, një kohë kur të dy ishin shumë aktivë në botën e showbiz-it dhe lidhja e tyre u kthye në temë të diskutuar nga mediat dhe publiku.

I pyetur se si e kujton këtë periudhë sot, Stine u shpreh: “Asnjë gjë, kohë e bukur. Jam me fat që kam qenë në atë moment. Çdo kohë duhet respektuar.”

Megjithatë, ai theksoi se marrëdhënia me Rozën ka mbetur vetëm në kujtime dhe nuk ka pasur asnjë lloj kontakti mes tyre prej vitesh:

Nuk është se kemi kontakte, e as që jemi miq,” tha ai, duke lënë të kuptohet se raporti është i mbyllur dhe nuk ka ndonjë vazhdimësi në jetën personale të tij.

Kujtojmë që moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin.

Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka theksuar  se mes tyre ka shumë dashuri.

“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin,” u shpreh ajo.

Megjithatë  e pyetur për plane për martesë moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies ata nuk janë duke menduar për këtë.

“Per martesen është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni,” tha Roza.