75 Mall Live Search
13:45 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / mp

Pas gati një orë takim, Prattipati del nga objekti i presidencës së Kosovës

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, doli nga objekti i presidencës së Kosovës.

Mësohet se kjo zyrtare amerikane u takua me presidenten Vjosa Osmani, por deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar.

Prattipati hyri në objektin e presidencës së Kosovës në kohën kur aty po mbahej takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.