Mamardashvili udhëton drejt Anglisë, gati të zyrtarizohet si portieri i ri i Liverpoolit

Portieri gjeorgjian, Giorgi Mamardashvili, do të jetë portieri i ri i Liverpoolit.
Ai publikoi një foto me agjentin e tij, Levan Seturidze, ku shihen në aeroplanin e tij privat, duke udhëtuar drejt Anglisë.
Mamardashvili, kujtojmë se ka arritur marrëveshje me Liverpoolin vitin e kaluar, ku më pas vazhdoi edhe për një sezon i huazuar te Valencia.
Ai ka bërë rreth 134 paraqitje që kur iu bashkua skuadrës spanjolle në vitin 2021./IndeksOnline/