75 Mall Live Search
14:40 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / MSH

Organizata nga Katari do të hapë puse të ujit, në Podujevë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e organizatës “Qatar Charity” në Kosovë, Esam Dabab, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit për pije për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Sipas kësaj marrëveshje, organizata “Qatar Charity” do të financojë 90 për qind të projektit, kurse Komuna e Podujevës do të participojë me 10 për qind të shumës së përgjithshme.

Bulliqi e ka falënderuar Dababin për bashkëpunimin që Komuna e Podujevës ka me organizatën “Qatar Charity” në realizimin e shumë projekteve që ndikojnë në të mirë të qytetarëve të Komunës sonë.