75 Mall Live Search
16:41 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / Gj. Sh

Merr fund gjyqi ndaj P. Diddy/ Shpallet fajtor për 2 nga 5 akuza, falënderon jurinë pas vendimit

Sean “Diddy” Combs është shpallur fajtor për dy akuza për transportim për prostitucion, por është shpallur i pafajshëm për akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe konspiracion kriminal.

Pas shpalljes së vendimeve, Diddy bëri një gjest lutjeje me duar drejtuar jurisë, si shenjë falënderimi.

Juria, pas një gjyqi që zgjati më shumë se shtatë javë e gjysmë, vendosi se artisti i njohur është:

I pafajshëm për akuzën 1: Komplot për aktivitete mafioze (racketeering)

I pafajshëm për akuzën 2: Trafikim seksual të Cassie Ventura

Fajtor për akuzën 3: Transportim për prostitucion të Cassie Ventura dhe të tjerëve

I pafajshëm për akuzën 4: Trafikim seksual të ish-të dashurës Jane*

Fajtor për akuzën 5: Transportim për prostitucion të Jane* dhe të tjerëve

(*Jane është një ish-e dashur e Diddy nga viti 2021 deri në arrestimin e tij në vitin 2024. Ajo dëshmoi duke përdorur një pseudonim për mbrojtje identiteti.)

Për akuzat për të cilat është shpallur fajtor, Diddy përballet me një dënim maksimal deri në 10 vite burg.