75 Mall Live Search
17:45 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / Gj. Sh

”Bombardon” Prishtina, transferon futbollistin Gjelbrim Taipi

Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit, Gjelbrim Taipi.

Taipi është një futbollistë me përvojë të madhe, i cili ka luajtur për disa vite në futbollin zvicerran, shkruan IndeksOnline.

32-vjeçari ka qenë pjesë e klubeve si St. Gallen, Grasshoppers, Winterthur, e po ashtu edhe e Shkendijës në Maqedoni dhe Kukësi e së fundmi Partizanit në Shqipëri.

Ai ka luajtur edhe për grupmoshat U21 të Shqipërisë teksa ka zhvilluar dy ndeshje edhe për Kosovën. Taipi vjen për të forcuar mesfushën bardhekaltër dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave për sezonin e ri.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem FC Prishtinës. Është një klub me traditë dhe tifozëri të madhe. Do të jap gjithçka për t’i ndihmuar ekipit në çdo ndeshje.”, ka deklaruar Taipi pasi nënshkroi me Prishtinën./IndeksOnline/