Shtëpia e ëndrrave bëhet makth, Ben & JLo nuk po arrijnë ta shesin

Ashtu si marrëdhënia e tyre, edhe shtëpia superluksoze e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ka hyrë në një fazë “pauze”.
Çifti i famshëm, i cili së fundmi është në mesin e një ndarjeje të bujshme, ka vendosur të heqë nga tregu rezidencën e tyre në Los Angeles me vlerë prej 60 milionë dollarësh, shkruan TMZ, transmeton IndeksOnline.
Sipas burimeve për TMZ, Jennifer Lopez po vazhdon të jetojë në këtë pronë përkohësisht, ndërsa ajo është duke rinovuar një shtëpi tjetër të re që ka blerë. Por nga ana tjetër, agjentët e pasurive të patundshme thonë se rezidenca është shndërruar në një “elefant të bardhë” – një pronë luksoze, por e vështirë për t’u shitur.
Çfarë do të thotë kjo?
Plani është që shtëpia të kthehet në treg më vonë, me një “fytyrë të re”, për të tërhequr vëmendje si një listim i freskët.
Megjithatë, për momentin, asnjë “Joe i zakonshëm” nuk mund të ëndërrojë më të blejë këtë rezidencë – jo vetëm për shkak të çmimit të kripur, por edhe sepse ajo nuk është më në shitje. E gjithë kjo ndodhi, edhe pasi çifti uli çmimin me mbi 8 milionë dollarë në fillim të majit, duke e çuar në rreth 59.9 milionë dollarë.
Duket se edhe shtëpia, ashtu si martesa e tyre, po pret ditë më të qarta… ose një blerës me xhep më të thellë.