75 Mall Live Search
20:54 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / Z S

Refuzimi i presidentit: Haga s’e do Thaçin, nuk ia ndan akuzat

Tre anëtarë të ekipit mbrojtës nga gjykimi për krime lufte e krime kundër njerëzimit kanë nisur prej kohësh të merren me rastin e tentim-pengimit të drejtësisë.

Për këtë të fundit, dy nga ta po punojnë falas për Hashim Thaçin, raporton Klan Kosova.

Mungesa e mjeteve financiare është vetëm njëra prej arsyeve pse ish-presidenti i kërkoi Gjykatës që procedura ndaj tij për aktakuzën e dytë të veçohet nga katër të bashkë-akuzuarit.

Mbingarkesa me dy gjykime njëkohësisht, gjatë vjeshtës është tjetri shkak.

Por, kjo iu refuzua. Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot nuk mendon njësoj si avokatët, se Thaçit mund t’i rëndohet situata në vjeshtë me paraqitjen e dëshmitarëve të mbrojtjes.

Ndiqeni kronikën në vijim: