75 Mall Live Search
08:50 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / G T

Joao Pedro tregon arsyen pse iu bashkua Chelseat: Kur e mendon, është vetëm një gjë… fitimi i trofeve

Joao Pedro, sulmuesi i Kombëtares së Brazilit u transferua te Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi i Brightonit iu bashkua bluve të Londrës dhe është i gatshëm për ndeshjet e Kupës së Botës për Klube, shkruan Indeksonline

Ai tregoi arsyen pse nënshkroi me klubin nga Londra.

“Jam rritur duke shikuar Premier Leaguen dhe Chelsean. Ishte një klub që fitonte trofe. Dhe kur i bashkohesh këtij klubi dhe e mendon arsyen pse, është sigurisht për tituj…”, u shpreh Pedro

Kujtojmë që lojtari brazilian pritet të bëjë debutimin e tij të parë me fanellën e Chelseat në Kupën e Botës për Klube, ku do luajnë ndaj Palmeirasit në çerekfinale./Indeksonline/