75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / FR

Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

Në këtë rast, u lënduan edhe dy të tjerë të cilët po vazhdojnë të trajtohen në Mjekimin Intensiv Qendror.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë Shaqir Uka, shef në MIQ.

“Ata janë sjellë dje pasdite pas operimit dhe po vazhdojnë ta marrin trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror. Gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë, deri në kritike. Ata janë shumë të varur nga barnat dhe aparaturat”, deklaroi Uka.

Ndërkaq, sot do të varroset Metlind Neziri, 16-vjeçari i cili vdiq në këtë vetaksident.