Zhduket një person në Pejë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia në Pejë ka shpallur të zhdukur 57-vjeçarin Fadil Muqaj, për gjetjen e të cilit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve.
Muqaj është nga fshati Jabllanicë e Madhe dhe, përveç fotografisë së publikuar, policia nuk ka ndarë më shumë detaje rreth zhdukjes së tij, shkruan IndeksOnline.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim të policisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com
