75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / S Z

MPB-ja nis sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të lansojë sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e përdorimit të armëve në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme gjatë festimeve.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe kryesuesi i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, z. Blerim Gashani, ambasadori i Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Peter Valleste, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Queiros, si edhe drejtori i Departamentit të Rendit Publik në Policinë e Kosovës, z. Arbnesh Ajvazi. Po ashtu, në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga prokuroria e shtetit, Këshilli Gjyqësor… dhe institucione të tjera relevante.

Fushata synon të sensibilizojë qytetarët për pasojat ligjore dhe rrezikun që sjellin të shtënat festive, veçanërisht gjatë sezonit të dasmave dhe festave, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët.