75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / k.v

Rritet numri i aksidenteve në trafik

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e 24-orëve të fundit lidhur me sigurinë në trafik, ku rezulton se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit zyrtar: Është shënuar 1 aksident me fatalitet, 27 aksidente kanë rezultuar me të lënduar, ndërsa 38 aksidente janë regjistruar me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2496 tiketa trafiku, çka tregon për një numër të lartë të shkeljeve në rrugë.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit për të shmangur aksidentet dhe pasojat tragjike./IndeksOnline/