Krasniqi: PDK çon sot lëndë të re në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të qëllimshme

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, ka njoftuar se sot partia e tij do ta dorëzojë një rast të ri në Kushtetuese, lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.
Krasniqi, përmes një konference për media tha se janë 23 ditë që i kanë mbetur Albin Kurtit që të tërhiqet nga pengmarrja e shtetit.
”Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive, kanë qenë shkelje e qëllimshme e Kushtetutës. Për këtë arsye sot, gjatë ditës, do ta dërgojmë lëndën e re në Gjykatën Kushtetuese. Janë 23 ditë që i kanë mbetur Albin Kurtit që të tërhiqet nga pengmarrja e shtetit”, u shprehë Krasniqi.