75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / FR

FSK-së të premten i shtohen kadetët, diplomon gjenerata e 2025-ës

Të premten e 4 korrikut do të mbahet ceremonia e diplomit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjeneratës 2025.

Sipas një njoftimi për media të kësaj force, ceremonia zhvillohet në orën 10:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të kadetëve”, thuhet në një njoftim për media të FSK-së.