75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / MSH

Leposaviqi pa ujë, qytetarët furnizohen përmes autobotit

Në disa zona të Leposaviqit, qytetarët kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Me këtë rast, KRU “Mitrovica” do të furnizojë qytetarët me ujë nëpërmjet autobotit, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit nga kryetari i komunës, Lulzim Hetemi, autoboti për furnizim do të vendoset në qendër të qytetit, ndërsa nëse është e nevojshme, do të zhvendoset edhe në pjesë të tjera të qytetit.

“Ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të furnizohen me ujë të pijshëm nga autoboti”, shkroi Hetemi.