Jurgen Klopp: Më është thyer zemra, jam i lënduar!

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka reguar për vdekjen e futbollistit, Diogo Jota.
Jota sot së bashku me vëllain e tij Andre Silva ndërruan jetë pas një aksidenti tragjik në rrugët e Spanjës, shkruan Indeksonline
Jurgen Klopp ka bërë një reagim në rrjetet sociale:
“Ky është një moment kur unë lëndohem! Mu thye zemra kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre.
Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm!
Do të na mungosh shumë!
Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime për gruan, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e donin atë! Pusho në paqe”.
/Indeksonline/