75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / MSH

Pejë: Arrestohen 3 persona për vjedhje të rëndë dhe posedim armësh

Policia në Pejё, pas njё pune intensive nga hetuesit, dje arriti tё arrestojё tre persona tё dyshuar, tё cilёt ditёve tё fundit, në zonën e pёrgjegjёsisё sё stacionit policor nё Pejё, kanё kryer disa vjedhje tё rёnda.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё kryer kontroll/bastisje në vendbanimet e personave tё dyshuar, ku janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armë e ftohtë (thikё) dhe sende të ndryshme tё cilat dyshohet se janё vjedhur në disa lokacione tё ndryshme.

Pas intervistimit nga hetuesit, dy tё dyshuarit, me urdhër të prokurorit, janё ndaluar pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i mitur ёshtё liruar në procedurё të rregullt.