Riola Xhemaili me paraqitje të dobët në ndeshjen e parë të “Euro Women”

Riola Xhemaili është futbollistja e vetme shqiptare te Zvicra që po merr pjesë në Euro 2025 në konkurrencën e femrave.
22-vjeçarja mbrëmë luajti ndaj Norvegjisë, në humbjen e “Helvetikëve” me shirat 1:2, shkruan Indeksonline
Sipas Flashscore, Xhemaili u vlerësua me notën më të dobët në këtë ndeshje, 5.7!
Futbollistja shqiptare është pjesë e Zvicrës qysh prej grupmoshave të reja.
Kujtojmë që përveç Riolës, në këtë kampionat europian është edhe Kosovare Asllani, shqiptarja e dytë – por me Kombëtaren e Suedisë./Indeksonline/
