75 Mall Live Search
15:52 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / LB

Osmani takon edhe Albert Kinollin për ngërçin në Kuvend

Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka filluar takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Osmanin ditën e sotme e rezervoi për takimet ndaras me krerët e partive të komuniteteve joshumicë për të diskutuar për daljen e mundshme nga kriza në Kuvend.

Osmani dje ka filluar më një cikël të ri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend.

Paraprakisht, Osmani ka takuar herët në mëngjes edhe, Faton Peci nga partia Guxo.