75 Mall Live Search
16:58 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / Z S

Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

Sami Lushtaku e ka quajtur njeri “me probleme psikike” Ramiz Lladrovcin, i cili drejtoi një sërë akuzash ndaj nënkryetarit të Skenderajt të martën në një intervistë televizive.

Lushtaku, në një deklaratë të shkurtër për FrontOnline, tha se nuk preferon të merret me kryetarin e Drenasit.

“S’merrem me njerëz që kanë probleme psikike. Më mirë është ai të shkojë të kontrollohet. Nuk merrem me të”, deklaroi Lushtaku.

Të martën, Lladrovci tha se Lushtaku ka ambicie të qeverisë me Drenasin dhe se mban inat me të.

Sipas Lladrovcit, zanafilla e përplasjes së tij me Lushtakun kthehet mbrapsht disa vite më parë. Motivi, sipas tregimit të kryetarit të Drenasit, ndërlidhej me një pronë në Drenas të cilën Lushtaku pretendonte se ishte në emër të tij, punimet në të cilën ai tha se i ka ndaluar.

“Samia nuk po mund të dal prej inati”, tha Lladrovci, i cili e akuzoi Lushtakun për përzierje në çështjet politike lokale në Drenas.

“Shumë ku ia kam prishur qefin unë, Samiut. Por, më së shumti qefin ia kam prishur në një rast kur ai ka dashur të punojë në një pronë të cilën fare nuk e ka në emër të vet, por e ka në emër të një miku të vëllait të tij”, rrëfeu Lladrovci.

Ai tha se prona në fjalë ndodhet në rrjedhën e kanalit të Ibër-Lepencit dhe se, sipas ligjit, aty nuk lejohet ndërtimi./Indeksonline/