75 Mall Live Search
20:27 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / H F

‘Festë’ në burg, mësohet menuja speciale për Diddy në Ditën e Pavarësisë

Sean “Diddy” Combs nuk do të hajë fileto viçi dhe të pijë shampanjë për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve. Reperi, i cili gjendet në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Bruklin pasi nuk iu lejua lirimi me kusht, do ta festojë 4 Korrikun me një menu ndryshe nga ç’është mësuar deri më tani.

Vakti i parë i ditës, sipas një përfaqësuesi të qendrës i cili  ka folur për Page Six, konsiston me drithëra, fruta, qumësht, gjalpë dhe një tortë mëngjesi. Për drekë, ai mund të zgjedhë mes disa llojeve hamburgerësh, dy hotdogë, makarona me djathë, bizele dhe fruta.

Në mbrëmje, për reperin do të shërbehet peshk i pjekur ose fasule të zeza, makarona orizi me gjalpë,  perime, dy copa bukë gruri dhe lëng frutash.

Të mërkurën, gjykata vendosi që reperi të shpallej fajtor për dy nga pesë akuzat që rëndonin mbi të. Ai  akuzohet për prostitucion dhe secila nga dy akuzat konsiston deri në 10 vite burg. Gjykatësi nuk lejoi  lirimin e tij me kusht për të qëndruar në Florida deri në shpalljen e dënimit. Dënimi final do të shpallet më 3 tetor.