75 Mall Live Search
21:00 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / Z S

Hoxha në ShBA, diskuton për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e sigurisë

Gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha, realizoi disa takime zyrtare, ku njëri ndër to ishte edhe takimi me Sekretarin e Shtetit të Ajovës, Paul Pate.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në takim, i cili u realizua në Kapitolin e Ajovës (IOWA), Hoxha ishte i shoqëruar nga Drilon Zogaj, shef i Misionit për Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, sekretari i parë Fatmir Rrahmanaj dhe kolonel Mentor Shabani.

“Takimi ishte i një rëndësie të veqantë, ku u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/