75 Mall Live Search
21:24 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / Gj. Sh

Liverpuli pensionon fanellën e Diogo Jotas

Skuadra e Liverpulit ka vendosur ta pensionoj fanellën me numrin 20, të cilin e mbante Diogo Jota.

Skuadra angleze përmes një njoftimi ka njoftuar se kjo fanell do të pensionohet, pas aksidentit tragjik që pësoi Jota, ku mbeti i vdekur bashk me vllaun e tij, shkruan IndeksOnline.

”Numri 20 do të përjetësohet me të drejtë për kontributet e tij si pjesë e ekipit fitues të titullit të Liverpoolit për sezonin 2024-25 – i 20-ti për klubin.”, thuhet në njoftim.

Pas lajmit tragjik, tifozët e Liverpulit bën kërkes të menjëhershme për të pensionuar fanellën me numrin 20.

Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva, do të varrosen nesër në orën 16:00 në São Cosme, Porto, vendlindja e tij në veri të Portugalisë./IndeksOnline/