75 Mall Live Search
07:43 / E Premte, 04 Korrik 2025 / Z S

LDK-ja sot i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë

Pas PDK-së, sot Lidhja Demokratike e Kosovës sot do t’i drejtohet me pyetje Gjykatës Kushtetuese.

Pyetja e LDK-së për Kushtetuesen do të jetë se a ka të drejtë kryesuesi i kuvendit, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, që të vazhdojë t’i ftojë deputetët që ta zgjedhin komisionin për votimin e fshehtë.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri.

Haziri tha se nëse krijohet një situatë e çrregullt politike, ku Kosovës i mungon presidenti dhe kreytari i kuvendit, atëherë kryetari i Gjykatës Kushtetuese udhëheqë me Kosovën.

“Të krijohet një situatë e çrregullt në Kosovë, ku mungon presidenti, mungon kryetari i kuvendit, atëherë kryetari i Gjykatës Kushtetuese udhëheqë me Kosovën. Ai është autoritet që zëvendëson në vakume të mëdha institucionale, ai është në ranglistë ta marrë autoritetin dhe ta udhëheqë shtetin”, tha ai./Indeksonline/