75 Mall Live Search
08:01 / E Premte, 04 Korrik 2025 / Z S

Kraki: Ndryshimi i kandidates për kryetare të kuvendit do të minonte parimet kushtetuese

Deputeti i partisë Guxo, Nezir Kraki, që është pjesë e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbrojtur vendimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të mos e ndryshuar kandidaten për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu, pavarësisht bllokadës në procesin e konstituimit të institucionit.

Gjatë një debati në “Debat plus”, Kraki u përball me pyetjen e analistit Astrit Gashi se “pse s’po e ndërron Albin Kurti Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit”?

Në përgjigje, Kraki ka thënë se një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me parimet kushtetuese.

“Sepde e minon çdo parim të atij rendi kushtetues, për të cilin po synojmë të gjithë. Ka a parime, se aranzhimet aty për aty ua kemi parë sherrin me vite”, u përgjigj Kraki./Indeksonline/