75 Mall Live Search
11:36 / E Premte, 04 Korrik 2025 / G T

Milot Rashica niset drejt Austrisë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe ai i Shqipërisë, Ernest Muci sot kanë udhëtuar drejt Austrisë.

Rashica dhe shokët e tij të Besiktasit kanë marrë rrugën për në Austri, aty ku do të bëjnë stërvitjet parasezonale, shkruan Indeksonline

Besiktasi do t’i luajë disa miqësore gjatë vizitës në shtetin austriak, madje duke filluar nga data 10-të ndaj St Poltenit.

Kujtojmë që Milot Rashica ka disa oferta nga klubet e Bundesligas gjermane dhe vendi i Austrisë do jetë i duhur për skautët e skuadrave për ta përcjell yllin e Kombëtares së Kosovës./Indeksonline/