75 Mall Live Search
15:16 / E Premte, 04 Korrik 2025 / G T

Zyrtare: Coutinho largohet përfundimisht nga Aston Villa, bëhet me skuadër të re

Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho është larguar përfundimisht nga skuadra e Aston Villas edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2026.

Coutinho i cili kaloi si i huazuar një sezon te Vasco de Gama, ka firmosur kontratë afatgjate me skuadrën braziliane, shkruan Indeksonline

Nuk dihet se sa ka kushtuar kjo marrëveshje, por tashmë futbollisti do jetë pjesë e klubit nga Brazili.

Ish-lojtari i Liverpoolit në “Villa Park” luajti 43 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola./Indeksonline/