Futbollisti i Arsenlit akuzohet për përdhunim

Futbollisti i Arsenalit Thomas Partey është akuzuar për përdhunim.
Sipas raportimeve të mediave, akuzat ndaj 32 vjeçarit janë nga Shërbimi Policor Metropolitan, shkruan IndeksOnline.
“Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës ka autorizuar Shërbimin e Policisë Metropolitane të akuzojë një burrë pasi u dorëzuan një dosje provash nga detektivët.
The Met ka lëshuar një akuzë dhe kërkesë për Thomas Partey, 32 (13/06/1992), të Hertfordshire, në lidhje me veprat e mëposhtme: Pesë akuza për përdhunim, Një akuzë për sulme seksuale.”, thuhet në njoftim.
Pretendohet se Thomas Partey se këto veprime i ka bërë midis vitit 2021 dhe 2022./IndeksOnline/