75 Mall Live Search
17:54 / E Premte, 04 Korrik 2025 / MSH

Aktvendimi tjetër i Komerciales për ZRrE-në, avokatja Osmani: Hap i rëndësishëm

Avokatja Blinera Osmani-Bislimi e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm aktvendimin e ri të Gjykatës Komerciale, e i cili kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së për daljen e bizneseve të mëdha në treg të hapur.

Në një postim në Facebook, ajo ka shpërndarë aktvendimin në fjalë, duke theksuar se do të mbrohen edhe të drejtat e klientëve si dhe do të respektohet ligji.

“Gjykata Komerciale ka miratuar kërkesën tonë për caktimin e masës së sigurisë, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit dhe njoftimit të ZRrE-së për liberalizim të tregut të energjisë, deri në vendimin përfundimtar gjyqësor”, u shpreh Osmani-Bislimi.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së të drejtave të klientëve tanë dhe respektimit të ligjit”, tha e njëjta.