Fitim Susuri rikthehet te Liria

Futbollsiti Fitim Susuri është rikthyer te skuadra e Lirisë.
Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri do të vesh përsëri fanellën bardh e zi, shkruan IndeksOnline.
Ai u largua nga Liria në janar të 2023, ku u transferua te Feronikeli ’74, pastaj te Prishtina, ndërsa në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Suharekës.
Njoftimi i plotë nga Liria:
Mirë se erdhe përsëri, Suso!
Fitim Susuri rikthehet në shtëpi – aty ku gjithmonë e ka pasur vendin.
Me fanellën bardhë e zi mbi supe dhe me zemrën plot përkushtim, Suso është gati të japë maksimumin për FC Liria.
Ky rikthim nuk është thjesht një transferim – është kthimi i një figure që përfaqëson shpirtin dhe karakterin e klubit tonë.
Mirë se u ktheve në shtëpi, Suso!
/IndeksOnline/