Akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, deklarohen avokatët e Thomas Partey

Thomas Partey i cili ka mbetur pa klub, pasi i skadoi kontrata me Arsenalin, tani po akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual.
Ditën e djeshme, Shërbimi Policor Metropolitan ka ngritur pesë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual ndaj mesfushorit ganez, ku pretendohet se këto veprime i ka bërë midis vitit 2021 dhe 2022, shkruan IndeksOnline.
Avokatët e 32-vjeçarit kanë mohuar akuzat, duke thënë se Thomas Partey ka bashkëpunuar gjithmonë me policinë gjatë hetimeve tre vjeçare.
“Thomas mohon të gjitha akuzat kundër tij. Ai ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe CPS gjatë gjithë hetimit të tyre tre-vjeçar. Ai tani mirëpret mundësinë për të pastruar përfundimisht emrin e tij. Duke marrë parasysh se tani ka procedura ligjore të vazhdueshme, klienti im nuk është në gjendje të komentojë më tej”, thuhet në reagimin e avokatëve të Partey./IndeksOnline/