Vajza që u mbyt në një pishinë është nga Shalnovica e Istogut

Një vajzë e vogël pësoi sot me fatalitet, pasi u mbyt në një pishinë familjare.
Tragjedia ndodhi në fshatin Zallq të Istogut.
Burime të IndeksOnline pohojnë se viktima i përket familjes Kelmendi me prejardhje nga fshati Shalnovicë.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogut. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi./IndeksOnline/