75 Mall Live Search
08:34 / E Diele, 06 Korrik 2025 / Burim

Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë, policia jep detaje

Tri raste të dhunës janë raportuar në Prishtinë në 24 orëshin e fundi.

Sipas policisë dy raste kanë ndodhur në Prishtine dhe një në Fushë Kosovë.

Pas intervistimit, dy nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje, raporton IndeksOnlin.

“Prishtinë / 05.07.2025 – 19:30. Dy të dyshuarit mashkull dhe femër kosovar/e të cilët janë në lidhje dashurie janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri tjetrit. Si pasoj e dhunës të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedur të rregullt.

Prishtinë / 05.07.2025 – 17:55. Dyshohet se Viktima femër Shtetase e huaj është duke përjetuar dhunë psikologjike dhe ndjehet e frikësuar nga i dyshuari m/k ish bashkëshorti i saj me të cilin ishte ndarë disa vite më parë, por jetojnë në një shtëpi të përbashkët. I dyshuari sipas viktimës në bagazhin e veturën e asaj kishte vendosur në pajisje telefon për ti përcjellë lëvizjet e saj. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / 05.07.2025 – 10:48. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur viktimën m/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/