75 Mall Live Search
09:00 / E Diele, 06 Korrik 2025 / Burim

Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në tualetin e një kafiterie, arrestohet pejani

Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një grua.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën pasdite, në tualet të një kafiterie të qytetit.

Policia njofton se i dyshuari kishte bashkëjetuar më herët me viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti në tualetin e një kafiterie ka tentuar të kryej marrdhënie seksuale me viktimën f/k, me të cilën i dyshuari kishte bashkëjetuar më herët. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /IndekOnline/