KQZ-ja trajnon anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përmbyllur programin trajnues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
KQZ-ja njofton se seanca e fundit e trajnimit u organizua për anëtarët nga komunat: Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Viti, Vushtrri, Ranillug, Partesh dhe Kllokot, të cilët u informuan për rolin, të drejtat dhe detyrimet e tyre ligjore gjatë ushtrimit të mandatit në KQZ.
“Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale 2025, gjatë kësaj jave zyrtarët e KQZ-së takuan rreth 220 anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.