75 Mall Live Search
21:11 / E Diele, 06 Korrik 2025 / FR

Suspendohet polici nga Podujeva, Butrint Krasniqi, kjo është arsyeja

IPK, bazuar në autorizimet ligjore, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari nga Stacioni Policor Qendra, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Është bërë e ditur se polici i suspenduar është, Butrint Krasniqi.

Hetuesit e IPK-së kanë nisur veprimet hetimore pas pranimit të informacioneve për një incident që ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës, ku dyshohet se është i përfshirë zyrtari policor.

“Nga veprimet hetimore fillestare dyshohet se zyrtari në fjalë ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare, duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Rasti është duke u trajtuar nga Inspektorati Policor, ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.

Por, kush është polici Butrint Krasniqi?

Më 27 nëntor të vitit 2020, kishte ndodhur një përleshje fizike mes aktivistëve të VV-së dhe LDK-së gjatë fushatës në Podujevë.

Kandidati për kryetar i VV-së në atë komunë, Shpejtim Bulliqi, i pati thënë Sinjalit se ky incident ishte provokuar atëherë nga një zyrtar policor me emrin Butrint Krasniqi.

Madje ai pati thënë se ky zyrtar policor kishte marrë pushim nga puna për të qenë pjesë e fushatës së LDK-së.