75 Mall Live Search
08:11 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Z S

Heqja e bizneseve të zaptuara në Lungomare, nis aksioni pas ultimatumit të Ramës

Aksioni për heqjen e bizneseve që kanë zaptuar hapësirat publike në zonën e Lungomares në Vlorë ka nisur në mesnatë, pas ultimatumit 48-orësh të dhënë nga kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale.

Siç shihen në pamje, inspektorët dhe përfaqësues të bashkisë kanë ndërhyrë gjatë natës për të çmontuar strukturat dhe për të liruar hapësirat e zëna nga bizneset, në përputhje me kërkesën e qeverisë për t’i kthyer këto hapësira publikut dhe turizmit, raporton Euronewsalbania.

Ky veprim është pjesë e një aksioni më të gjerë për sistemimin dhe rregullimin e ambienteve publike, duke siguruar që ato të jenë të aksesueshme dhe funksionale për qytetarët dhe vizitorët. Sipas informacionit, kryeministri Rama do të rikthehet nesër në Vlorë, ku do të zhvillojë një takim të dytë me autoritetet lokale në bashki, si dhe një inspektim në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtij urdhri.

Ky aksion ka sjell reagime të ndryshme nga bizneset, por për autoritetet, është një hap i rëndësishëm për rregullimin dhe zhvillimin e zonës, veçanërisht në kuadër të sezonit turistik./Indeksonline/