Shoqata e Gurthyesve të Kosovës: Një sasi e madhe zhavorri po vjen nga Serbia

Udhëheqësi i Shoqatës së Gurthyesve të Kosovës, Gëzon Berisha, ka folur për TV Klan Kosova rreth problemeve që përballet kjo shoqatë.
Përgjatë intervistës, ai renditi një nga një problemet që ky sektor ballafaqohet ndër vite.
“Ne si sektor i gurorave, i gurthyesve kemi shumë probleme që nuk dimë as nga t’ia fillojmë. Duke filluar nga ligjet që nuk kanë harmonizim ndërinstitucional, për shembull KPMM-ja ka ligje në vete, Agjencia Pyjore ka ligje në vete, Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit ka ligje ne vete dhe këto ligje kanë rënë ndesh me njëri-tjetrin ku ne na kanë krijuar shumë telashe. Telashet nuk janë nga sot, por vetëm janë vështirësuar me kalimin e kohës”, u shpreh Berisha.
“Së fundi ka pasur edhe mungesë të bordit, ku me dhjetëra-qindra aplikacione kanë mbetur pa u shqyrtuar për shkak që ka pasur vakuum institucional , dhe derisa është krijuar bordi aty janë deponuar me dhjetëra e qindra kërkesa për vazhdim të licencimit, licencime të reja”, shtoi tutje Berisha.
“Tash e kemi problemin kryesor, në 100 kompani iu mohohet e drejta për operim, edhe pse kanë licencim, për mbi 100 kompani janë të hendikepuara për shkak të ligjit të ri. Ligji i ri ka hyrë në fuqi më 2023, i cili parasheh që kur duhet ne t’i vazhdojmë kontratat që skadojnë, duhet të dorzojmë kërkesën në Agjencionin Pyjor të Kosovës, ky agjencion merr kërkesën tonë dhe e dorëzon në drejtorinë që është formuar në kuadër të Zyrës së Kryeministrit për menaxhim të pronave. Në atë sektor është vetëm drejtoresha, me aq sa kam informacione dhe një zyrtar, ende nuk është kompletuar si institucion”, tha tutje ai.
Ai shton se në sasi e madhe në zhavorrit në Kosovë po vjen nga Serbia.
“Ne sot e dimë që një sasi shumë e madhe e zhavorrit hynë prej Serbisë”, shtoi ai.
I pyetur se pse po ndodh kjo, Berisha u përgjigj mjaft shkurt.
“Për besë të zotit unë nuk di më, shumë problem me i ra në fije kësaj pune”, tha Berisha.
Megjithëse, ai shton se Kosova prodhon 70 për qind të Kosovës, derisa 30 për qind vjen kryesisht nga Serbia./Indeksonline/