Fluksi i mërgimtarëve: Komuna e Prishtinës zgjat orarin për disa shërbime komunale

Komuna e Prishtinës ka zgjatur orarin për ofrimin e shërbimeve komunale për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.
Orari është zgjatur deri në ora 17:00 dhe do të hyjë në fuqi nga 8 korriku.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, kryeqyteti Prishtina ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale deri në orën 17:00, duke filluar nga data 08.07.2024.
Orari i ri i punës është si më poshtë: **E Hënë – E Premte:* 08:00 – 17:00.
Orari i ri i zgjatur përfshin këto sportele:
Komuna e Vjetër
Qendra për Shërbime me Qytetarë
Gjendja Civile
Komuna e Re
Qendra për Shërbime me Qytetarë
Gjendja Civile
Bashkësia Lokale – Lagjja e Muhaxherëve
Kjo masë është implementuar për të siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe për t’ju shërbyer më mirë e për ti përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve tanë.