Vdes në moshë të re minatori i “Trepçës”, Rexhep Pllana

Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, Rexhep Pllana, minatori i ndërmarrjes “Trepça me flotacion”- Stan-Tërg.
Lajmi u bë i ditur nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” e cila i shprehu ngushëllime familjes së Pllanës.
“Sindikata e pavarur e minatorëve të ‘Trepçës’ shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së kolegut tonë Rexhep Pllana. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit të sindikatës dhe minatorit të ndërmarrjes “Trepça me flotacion” – Stan-Tërg, Rexhep Pllana. Ngushëllime familjes Pllana, bashkëpunëtorëve dhe gjithë kolegëve minatorë për këtë humbje të madhe. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
