75 Mall Live Search
13:46 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / L A

De Paul drejt largimit nga Atletico, mund t’i bashkohet Messit tek Inter Miami

Rodrigo De Paul mund të largohet nga Atletico Madridi këtë afat kalimtar.

Sipas Fabrizio Romanos, Inter Miami ka nisur bisedimet me Atletico Madridin për shërbimet e argjentinasit, të cilët e shohin si objektiv kryesor.

Tek Inter Miami, mund të ketë mundësinë që të luajë me bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Argjentinës, Lionel Messi.

De Paul, sezonin që lamë pas bëri 53 paraqitje, duke shënuar 3 gola dhe 10 asistime me Atleticon./IndeksOnline/