75 Mall Live Search
18:22 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / MSH

Kosova dhe Luksemburgu me Memorandum Mirëkuptimi, mbështetja në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh

Kosova dhe Luksemburgu kanë nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit mes dy shteteve.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Përmes kësaj marrëveshjeje Luksemburgu do të vazhdojë dhe do të rrisë mbështetjen e saj financiare për Kosovën.

Për periudhën 2026-2030 kjo mbështetje do të arrijë vlerën prej 50 milionë eurove, krahas 35 milionë eurove në marrëveshjen paraprake.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të takimit të 10-të bilateral Kosovë-Luksemburg.

Ajo përfshin si prioritete dhe sektorë kyçë shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm, shëndetësinë, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe fuqizimin e shoqërisë civile të Kosovës.